Telegrafi

Kjo është mundësia e kosovarëve për të punuar në Gjermani (Video)

Foto: Ilustrim

Shumë të rinj kosovarë janë regjistruar në Prizren, e synim e kanë shkuarjen në Gjermani.

Një kontratë pune në shtetin më të fuqishëm evropian, këta të rinj do ta fitojnë pasi të kenë kryer një vit shkollim në institucionin për arsim dhe aftësim profesional DBBS, që u përurua të enjten.

Të interesuarit për këtë lloj aftësimi kanë mundësi të aplikojnë në disa drejtime.

Për krejt këto profile ka mjaft të interesuar. Kjo pasi kandidatët u nxitën nga fakti që mund të punësohen jashtë Kosovës.

Investitori që hapi këtë shkollë është shtetas gjerman i cili që prej 30 vitesh merret me profilet të cilat tash i ofron shkolla për t’i mësuar. /Klan Kosova/