Pas thashethemeve të ndryshme për ndarjen e Floriana Garos dhe milionerit Tedi Ngjela (djali i biznesmenes Shefikat Ngjela), të gjithë pyetën çfarë ndodhi që shkaktoi ndarjen?!
Disa thanë se kriza në çift erdhi si pasojë e udhëtimeve të shpeshta të Florianës jashtë vendit për arsye pune, disa thanë për angazhimet e çiftit ‘full time’, por me sa duket arsyeja e vërtetë nuk ka qenë kështu.
Sipas burimeve të gazetës zathur.net, ndarja ka ndodhur për shkak të një “aventure të gjatë” të Tedit me bukuroshes shqiptare Sofia Mitre. Bukuroshja nga Fieri është e angazhuar prej disa vitesh si modele në Greqi.
Por miq mos t’iu vijë keq për Florianën, ajo nuk do mërzitet pasi të lexojë lajmin, sepse është në dijeni të të gjithë historisë, madje një natë të dyja vajzat kanë qëndruar në shoqërin e njëra tjetrës në një bar në Tiranë, këtë e dëshmojnë edhe fotot e siguruara nga redaksia e gazetës.
Nëse Florianës nuk i ka kaluar akoma inati, Tani s’na mbetet gjë tjetër vetëm të pyesim Tedin, a ja vlejti? /Telegrafi/