Telegrafi

Kjo është modelja më e vjetër në botë (Foto)

Carmen Dell’Orefice, bukuria e lindur e New York-ut, ka qenë cover i “Vogue” për herë të parë në moshën 15-vjeçare, e ka mbajtur karrierën si modele në shtate dekada dhe ende shijon seksin në të 80-at e saj.

“Sigurisht që kam jetë seksuale, pse s’duhet të kem?”, ka insistuar ajo duke thënë se është si të marrësh frymë.

E pyetur sepse njerëzit heqin dorë nga seksi në moshë të thyer, Carmen u përgjigj “Sepse ata kurrë nuk kanë hyrë drejt seksit nga porta e duhur. Na është thënë nga prindërit tanë, mos e bëj ose është e gabuar”, pastaj feja dhe mjekët të cilët thonë. Ju nuk duhet të bëni seks. Dhe ju nuk jeni të vetëkënaqur. Seksi duhet të vijë natyrshëm, ashtu si frymëmarrja.”

Carmen gjithashtu tregoi se si arrin të mbajë figurën prej modeleje gjatë 70 viteve punë. “Unë ha për oreksin tim dhe nuk numëroj kaloritë”, ka thënë ajo. “Unë e shijoj ushqimin në mënyrë pasiononte. Mund të kem pasur disa telashe gjatë jetës time sepse më pëlqen shumë ushqimi, por e kam kaluar lehtë sepse kam metabolizëm të mirë.”

Carmen, 83-vjecare, e cila ka lindur në New York nga prindër me prejardhje italiane dhe hungareze ka qenë e martuar tre herë dhe e fejuar më shumë se njëherë, por nuk përmend asnjë emër konkret si dashurinë e jetës së saj.