Telegrafi

Kjo është mënyra se si Rivian elektrik kalon nëpër ujë

Një video interesante tregon se veturat elektrike nuk kanë ‘frikë’ nga uji.

Pasi dëshmoi se Tesla voziste pa probleme në rrugët e përmbytura, të njëjtën aftësi e tregon Rivian, modeli R1T i të cilit ende nuk ka filluar ende të ‘pushtojë’ rrugët amerikane.

Videoja e fundit, e postuar në mediat sociale nga njeriu i parë i kompanisë RJ Scaringe, tregon një provë të një kamioni që ngiste mbi një pengesë uji.

Edhe pse informacioni zyrtar është i panjohur, fakti që uji ngjitet deri në dritat tregon qartë se thellësia e ujit në pishinën e provës është rreth një metër, madje edhe më shumë, që është më shumë se një thellësi serioze edhe për SUV-ët.

Dërgesat e para të Rivian R1T priten në shtator, dhe më pas do të arrijë modeli SUV R1S. /Telegrafi/