Dua Lipa ka mbajtur koncertin e saj të parë në Kosovë mbrëmjen e djeshme.
Ky koncert ka mbledhur mijëra njerëz në shesh të cilët mbështeten këngëtaren me origjinë kosovare dhe shijuan performancat e saj dhe të babait, Dukagjin Lipa.
Ajo është ndjerë shumë e kënaqur dhe e entuziazmuar nga mikpritja dhe ardhja në vendlindje.
Në llogarinë personale në Instagram ka publikuar disa video, ku tregon se sa krenare ndihet që është shqiptare.
Në videon e fundit ajo njofton edhe një herë se sonte do të mbërrijë në Tiranë, ku do të mbajë koncertin e hapur në sheshin “Nënë Tereza” në orën 19:00. /Telegrafi/