Site icon Telegrafi

Kjo është kënga e vitit sipas Forbes (Video)

Kënga “Can’t Stop The Feeling”, të cilën Justin Timberlake e ka regjistruar për filmin “Trolls”, është më e shitura në vitin 2016, raporton revista “Forbes”.

Megjithatë, në linjë të njëjtë me revistën e sipërpërmendur nuk është edhe “Time”, e cila e ka renditur në krye të këngëve më të këqija të vitit.

Por, siç ndodh zakonisht, suksesi komercial është në rend të parë, atëherë me 2.4 milionë kopje të shitura dhe mbi 82 milionë klikime në YouTube, atëherë padyshim që është kënga e vitit.

Ky ishte njëherazi edhe në sukses i Timberlake, pasi që në nëntë vitet e fundit nuk ka kryesuar asnjë top-listë botërore. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fJ2ClPjFnB8

Exit mobile version