Një grua britanike, e cila besohet të jetë kamerierja më e vjetër, ka vendosur të dalë në pension në moshën 92-vjeçare.
Violet Garratty nga Sheffield, ka punuar në hollin e hotelit Kenwood për 32 vjet, por tani është detyruar të largohet për shkak të një lëndimi.
Sot do të jetë dita e saj e fundit në punë dhe është planifikuar një festë për familjen, miqtë dhe kolegët e saj.
'Oldest waitress' Violet Garratty set to retire aged 92 https://t.co/2WJz5D3BaH
— BBC News (UK) (@BBCNews) March 8, 2024
“Nuk ndihem shumë mirë sepse më pëlqeu puna”, tha ajo për BBC Radio Sheffield.
Me origjinë nga Lincolnshire, Garaghty u zhvendos në Sheffield kur ishte tetë vjeç dhe punoi një sërë punësh, përpara se të bëhej pastruese e teatrit.
Pasi u tërhoq nga teatri në moshën 60-vjeçare, ajo tha se u mërzit, kështu që një mik i sugjeroi të punonte si kameriere hoteli dhe ajo e shfrytëzoi këtë ofertë.
Ajo tha se pas daljes në pension, do të mund të shohë më shumë familjen e saj, duke përfshirë 16 nipër e mbesa dhe 22 stërnipër. /Telegrafi/