Islam Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili u plagos të premten në mbrëmje nga të shtënat me armë zjarri në Komoran të Drenasit, ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Vëllai tjetër i Rexhep Selmit, Ramadani, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një video në të cilën shihet së bashku me vëllanë tjetër, Islamin- i plagosur një ditë më parë.
“Vëllai im, Islam Selimi, është shëndosh e mirë në shtëpinë e tij”, ka shkruar Ramadani në Facebook.
Ndërsa në videon e postuar, lidhur me plagosjen e vëllait, thotë se “Problemi që pati dje, një problem të vogël, sot besoj që edhe ai problem është tejkaluar, dhe çdo gjë do të jetë në rregull”, tha Ramadani në këtë video të publikuar në Facebook. /Telegrafi/