Telegrafi

Kjo është gjendja e 14 vjeçares që kërceu nga ballkoni në lagjen “Dardania”

Zyrtarë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës bën të ditur për Telegrafin se gjendja e 14-vjeçares e cila ka kërcyer dje nga një tarracë në lagjen “Dardania” është jashtë rrezikut për jetë.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së bëri të ditur për Telegrafin se e mitura ka kaluar nga emergjenca në klinikën e Ortopedisë.

Ai bëri të ditur se 14-vjeçarja ka lëndime në pjesën e pelvikut dhe tek zogu i këmbës.

“Është e shtruar në klinikën e Ortopedisë.  E ka të lënduar pjesën e pelvikut dhe zogun e këmbës. Vajza nuk ka nevojë për tu operuar pasi do të trajtohet në mënyrë konservative…”, tha Fazliu për Telegrafin.

Ndryshe, e mitura 14 vjeçare u hodh mbrëmjen e së hënës nga kati i parë i bllokut të banesave të uzurpuara në lagjen Dardania, pasi Policia e Kosovës mori një aksion për lirimin e këtyre banesave. /Telegrafi/