Këngëtarja Fjolla Morina ka pësuar aksident në fundjavë dhe ajo është trajtuar pas dëmeve të pësuara.
Fjolla u tha se është në gjendje të rëndë, me vet këngëtaren që më pas doli për t’i siguruar të afërmit dhe fansat se është mirë, shkruan Telegrafi.
Siç mëson Telegrafi ajo gjendet tash në shtëpi bashkë me nënën e saj dhe vajzën Alayah.
Ajo ka dëmtime në qafë dhe në krah e duar nga aksidenti i pësuar, nga ku dëmet kanë qenë të konsiderueshme për makinën e saj.
Vet Fjolla ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, prej ku ajo u shpreh e lumtur që gjendet pranë vajzës së saj Alayah.
Fjolla Morina nuk dihet nëse do të lansojë projekt veror, përkunër dëmtimit të saj fizik nga aksidenti i fundit. /Telegrafi/