Fotografia e një vajze indigjene me majmunin e saj të vogël në kokë, ka thyer rekordin duke marrë më shumë se 214 mijë pëlqime në Facebook.
Vajza e fotografuar nga Charlie Hamilton James për “National Geographic” është pjesë e fisit Matsigenka, të cilët jetojnë në një xhungël vetëm me natyrën, kafshët dhe zogjtë.
Vajza është fotografuar e zhytur në ujë, një fakt ky që tregon se noti për ta është mësim i hershëm.
Këto fise jetonin në thellësi të xhunglës rreth 100 vite më parë, për t’iu fshehur tregtarëve të skllevërve.
Për fëmijët e këtij fisi nuk ka as shkollë e asgjë tjetër përveç natyrës dhe specieve të shumta të zogjve.