Këngëtari i njohur Blero është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra fansa.
Edhe vet ai preferon që të jetë mjaft aktiv duke publikuar fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria e tij.
Së fundmi, Blero ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku ka treguar se cila është fotografia më e dashur për të, të cilën e mbanë edhe në “Home screen” të telefonit të tij.
Në fotografi shfaqet Tara duke i dhënë një përqafim të zjarrtë Afronës, me të cilën është shumë e lidhur.
Mesa duket, Afrona dhe Tara janë kthyer në personat më të dashur për këngëtarin, i cili do t’i ketë me vete kudo. /Telegrafi/