Telegrafi

Kjo është e vetmja mënyrë që të mos e prishni xhaketën tuaj me pupla!

Një udhëzues i detajuar se si të lahet dhe thahet në shtëpi – çdo hap ka rëndësi…

Pastrimi kimik në përgjithësi rekomandohet kur bëhet fjalë për pjesë më të ndjeshme të veshjeve dimërore, por disa nuk e kanë këtë mundësi ose thjesht duan t’i lajnë ato në shtëpi.

Për të mos shkatërruar xhaketën tuaj të preferuar të dimrit, këto janë disa këshilla.

Mos lani disa xhaketa në të njëjtën kohë

Ekziston mundësia që xhaketa e puplave të “fryhet” gjatë larjes dhe të zërë pjesën më të madhe të hapësirës brenda kazanit të rrobalarëses, ndaj mos e teproni duke futur disa xhaketa në rrobalarëse në të njëjtën kohë, transmeton Telegrafi.

Mos përdorni detergjent konvencional

Sigurohuni që të lani xhaketat me detergjent të lëngshëm për pëlhura delikate. Para larjes në rrobalarëse, futni topthat. Silikoni apo atlete, zgjidhni vetë. Ata do të parandalojnë “grumbullimin” e puplave brenda xhaketës.

Lani xhaketat në një program delikat

Çdo rrobalarëse ka programe të ndryshme, por për larjen e xhaketave zgjidhni gjithmonë ato për rroba të ndjeshme ku temperatura e ujit nuk i kalon 30 ose 40 gradë Celsius. Gjithashtu, shmangni centrifugën.

Tharja

Para larjes, kushtojini vëmendje kohës. Preferohet që jashtë të fryjë erë në mënyrë që të thahet më shpejt dhe më lehtë. Gjithashtu gjatë tharjes tundeni rregullisht në mënyrë që pendët të shpërndahen në mënyrë të barabartë.

Mbani në mend se një xhaketë kërkon një kohë të gjatë për t’u tharë, ndonjëherë dy deri në tre ditë. Dhe së fundi, për sa kohë që keni probleme për të “thyer” grumbujt e puplave, kjo do të thotë se xhaketa është ende e lagur brenda. /Telegrafi/