Site icon Telegrafi

Kjo është e dashura e Ergys Kaçes (Foto)

Ai nuk flet asnjëherë për jetën private, madje së fundmi rezervohet shumë edhe për karrierën e tij. E gjithë kjo pas atij keqkuptimi me fanellën e UÇK-së.

E ndërkohë vazhdojnë ta duan edhe më shumë shqiptarët dhe grekët. Sepse është një lojtar i talentuar, e përveç kësaj, premton shumë. Bëhet fjalë për mesfushorin e kuqezinjve, Ergys Kaçe.

“Panorama Sport” ka arritur të zbulojë detaje të reja nga jeta private e lojtarit që nuk janë publikuar më parë në media. Ju kujtohet supergoli ndaj Francës që na e bëri zemrën mal të gjithë shqiptarëve?

Me siguri të gjithë mendoni se përse shtrohet kjo pyetje.

Është shumë e thjeshtë, ai aksion ishte parashikuar që të ndodhte, sepse Maria ndodhej aty.

Vazhdoni të pyesni: kush është kjo vajzë? Maria Shkullaku është “hajmalia” fatsjellëse e Ergys Kaçes, motivi i golit historik ndaj “gjelave”, transmeton panorama.al.

Një çapkëne bukuroshe që nuk do mend për të kuptuar zgjedhjen e futbollistit. 19- vjeçarja është shumë e lidhur me korçarin, saqë nuk heziton ta demonstrojë dashurinë për të nëpërmjet fotove të ndryshme që poston në profilin e saj në “Instagram”.

Maria dhe Ergysi janë njohur para dy vitesh në një nga restorantet e Selanikut, aty ku jeton edhe lojtari. Ka mjaftuar ky takim për të bashkuar zemrat e dy të rinjve e për t’i bërë të pandashëm. Pogradecarja është një tifoze e zjarrtë e të dashurit të saj dhe e Kombëtares shqiptare, dhe nuk mungon asnjëherë në stadium. Selaniku mbetet qyteti i tyre i lumturisë, pasi u dha mundësinë e njohjes, e ndërsa dashuria e tyre pa dyshim mbetet Shqipëria. Dashuri, të cilën e ka demonstruar me fanellën kuqezi, për më tepër, edhe vajzën e zemrës e zgjodhi me gjak shqiptar.

Exit mobile version