Golashënuesi spanjoll, Alvaro Morata, që ishte spekuluar për një kalim të mundshëm në Angli, te Chelsea apo Arsenal, tani e di se ku do të luaj.
Morata do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Real Madritit, pasi klubi nuk ka ndërmend ta shesë, ngaqë i duhet dikush që t’i bëjë konkurrencë Benzemas, shkruan Marca.
23-vjeçari në bazë të paraqitjeve të tij të suksesshme menjëherë është kërkuar nga një sërë klubesh, por më serioze kanë qenë Chelsea dhe Arsenal.