Site icon Telegrafi

​Kjo është bomba 907 kilogramëshe që u gjet sonte në Merdar

Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar foto të një bombe, e cila u gjet sonte jo shumë larg pikës kufitare Merdar, e cila u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga FSK e KFOR-i.

“Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg. Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdar ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA”, thuhet në postim.

Më herët Policia e Kosovës njoftoi se pjesëtarët e KFOR-it kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar një mjet shpërthyes një kilometër larg pikës kufitare Merdar.

Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar Merdar nga pjesëtarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të personave dhe automjeteve, për arsye se janë duke e bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes.

Lexo po ashtu ​KFOR-i shpërthen në mënyrë të kontrolluar një mjet shpërthyes në Merdare

“Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi”, ka thënë Kelani.

Rreth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal. Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për llojin e mjetit shpërthyes.

Exit mobile version