Elementët kriminal shqiptarë janë fuqizuar së tepërmi vitet e fundit në Hollandë dhe për ketë arsye Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Holandeze ka këshilluar Qeverinë të pezullojë lëvizjen e lirë me Shqipërinë.
Në raportin e siguruar nga ‘ABC News’ përshkruhet panorama e krimit të organizuar shqiptar në Holandë.
“Kriminelët shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë hollandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës, kanabisit, trafikimin e qënieve njerëzore dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. (…) Ka një prezencë të madhe të shqiptarëve në trafikun e drogës dhe në pastrimin e parave. (…) Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet hollandeze për të ikur ilegalisht në Angli. ”
Kjo mbështetet edhe nga një burim në Policinë Holandeze, që thotë se për momentin trafikantet e drogës dhe ata të qënieve njerzore, që pëbëhen kryesisht nga shtetas shqiptarë, janë cilësuar si rreziku më serioz për rendin publik në Hollandë.
Sipas Polcisë, në vitet e fundit, të paktën 5800 persona janë regjistruar në sistemin policor në lidhje me veprat penale të kryera në territorin e Mbretërisë se Vendeve të Ulëta.
Një faktor që shqetëson Policinë Holandeze është se në Shqipëri është relativisht e lehtë të ndrysosh emrin dhe mbiemrin, gjë që sipas raportit, është bërë nga rreth 700.000 njerëz në Shqipëri. Sipas këtij raporti, 1 në 3 shqiptarë kanë ndryshuar identitetin, gjë që vështirëson punën e Policisë në Holandë. Sipas raportit, përpos ndryshimit të emrit, që mund të bëhet në mënyrë legale në Shqipëri, ka dhe raste ku një person ka mundur të ndryshojë dhe atësinë dhe datëlinjen e tij në pasaportë, diçka që në asnjë vend nuk do të ishte e mundur.
Në raport përshkruhet se nga vëzhgimet e Policisë së Amsterdamit, shumë rrallë shihen shtetas shqiptarë që qëndrojnë si turistë legjitim në Hollandë. Pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Hollandë, kanë lidhje me veprimtari kriminale.
Raporti thekson se pas liberalizimit të vizave, puna e kriminelëve shqiptarë në Hollandë është lehtësuar. Sipas raportit, rritja e faktorit të krimit në Holandë është dukuri e viteve të fundit dhe qeveria e këtij vendi, për ketë arsye duhet të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të mos lejuar që krimi shqiptar të forcohet dhe të stabilizohet strukturalisht në Holandë.
Kjo është arsyeja pse Policia dhe Prokuroria Holandeze i kanë kërkuar qeverisë së Hollandës të pezullojë lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen, shkruan Lapsi.al.