Telegrafi

Kjo BMW e vitit 1974 tashmë ka tërhequr oferta me mbi 100,000 dollarë

BMW 2002 Turbo është një nga modelet më të njohura të prodhuesit të makinave dhe nëse jeni të gatshëm të shpenzoni “para me gjashtë shifra” për një të tillë, ky ndoshta është “i duhuri”.

E listuar në ankand në Bring A Trailer, makina është përfunduar në Polaris Metallic dhe u importua vetëm në Shtetet e Bashkuara nga tregtari i shitjeve në tetor të vitit 2019, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur ajo është një nga vetëm 1,672 shembuj të ndërtuar gjatë një prodhimi dy-vjeçar dhe u dorëzua i ri në Verona, Itali ku qëndroi derisa pronari i mëparshëm e solli atë në Slloveni në vitin 1999.

Bëhet e ditur se makina – e prodhuar në vitin 1974 – iu nënshtrua një rinovimi shumë-vjeçar të përfunduar në vitin 2013 dhe se motori u riparua para importimit të saj në SHBA.

Ajo ka një transmetues manual me katër shpejtësi që dërgon fuqinë përmes rrotave të pasme.

Brenda saj ndër tjerash gjenden edhe një aparat për fikjen e zjarrit dhe një radio Blaupunkt.

Në “orën” e makinës shkruan se ai ka pak më shumë se 6,000 kilometra të kaluara, por kilometrazhi i përgjithshëm i makinës është i panjohur.

Dhe pavarëisht moshës së saj, ajo ka tërhequr blerës që kanë ofruar mbi 100 mijë dollarë – deri më tani. /Telegrafi/