Telegrafi

Kjaer: Mund ta mbyll karrierën te Milani

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer ka zbuluar se mund ta mbyllë karrierën e tij me kuqezinjtë, pasi sipas tij është klubi perfekt.

Danezi nënshkroi një zgjatje dyvjeçare të kontratës me gjigantët e Serie A muajin e kaluar dhe me këtë synon ta mbyll karrierën në San Siro.

“E vlerësova, edhe sepse politika e Milanit është që të rinovojë për vetëm një vit me lojtarë më të vjetër se 30 vjeç”, ka thënë fillimisht Kjaer për BT.

Lexo po ashtu Kjaer i lumtur me rinovimin te Milani: Është skuadra që e kam dashur gjithmonë

“Ky është sinjali më i mirë që klubi mund të më japë. Nuk do ta ndryshoja karrierën time, ose ndoshta po, mund të kisha luajtur për Milanin për 15 vjet. Ndoshta mund ta mbyll karrierën këtu”.

“Nuk ka asnjë vend tjetër ku do të doja të isha. Gjithçka më përshtatet në mënyrë të përkryer: shokët e skuadrës, trajneri dhe stili ynë i lojës”.

“Është klubi perfekt për mua. Djemtë e mi dhe gruaja ime janë të lumtur në Milano”, përfundoi danezi.

 

Kjaer iu bashkua kuqezinjve në një marrëveshje të përhershme nga Atalanta në janar të vitit 2020.

Tetorin e kaluar, 32-vjeçari nënshkroi një marrëveshje të re deri në qershor 2024. Ai ka luajtur 68 ndeshje me kuqezinjtë, duke shënuar një gol.

Danezi është përfshirë në listën e ngushtë të 30 lojtarëve për Topin e Artë. /Telegrafi/