Aktori i famshëm Kivanc Tatlitug dhe e dashura e tij, Başak Dizer, janë parë ditët e fundit të pushojnë në plazhet publike të Stambollit.
Sipas mediave turke, çifti nuk ishin parë asnjëherë më parë të pushonin në plazhet publike të qytetit, por me sa duket kanë shfrytëzuar edhe qetësinë dhe mungesën e njerëzve në këto ditë të fundit të shtatorit.
Së bashku me disa miq, çifti kanë shfrytëzuar rrezet e diellit për t’u larë edhe një herë në det, para se t’i japin lamtumirën plazhit për këtë vit.
32-vjeçari Tatlitug dhe modelja bukuroshe Başak Dizer kanë qenë të shoqëruar edhe nga miku i tyre Berk Erçel.