Telegrafi

Kitaristi i grupit ‘Elita 5’, Valon Gashi tregon se si kompania e njohur nxori në treg kitarë sipas specifikave të tij

Kitaristi i grupit Elita 5, Valon Gashi, përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale bëri të ditur se kompania e njohur ka nxjerr në treg kitarë sipas specifikave të tij.

Fjala është për kompaninë botërore të kitarave, ‘Levinson Blade Guitars’, e cila ka prodhuar një instrument sipas specifikave të artistit të mirënjohur.

Sipas Gashit, kjo është bërë për të reklamuar kompaninë gjatë interpretimeve të tij, duke qenë se prej vitesh është pjesë e skenës muzikore shqiptare.

Qenkan bërë tri vjet,prej fillimt të sponzorimit të Levinson Blade guitars,për mua ,njeriun i cili tërë jetën ia…

Publiée par Valon Gashi sur Samedi 13 juin 2020

“Qenkan bërë tri vite prej fillimit të sponsorizimit të Levinson Blade Guitars, për mua njeriun i cili tërë jetën ia kushtoi instrumentit. Kjo kompani botërore e kitarave e prodhoi një instrument komplet sipas specifikacioneve të mia, në mënyrë që të reklamoj kompaninë gjatë muzikimit, siç thanë ata ‘të jashtëzakonshëm’ timin”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Harrova të tregoj që jam ndër muzikantët e parë shqipëtarë me ‘endorsment’ (akti i thënies që ju aprovoni ose mbështesni diçka ose dikë)”, ka shkruar mes tjerash ai.

Elita 5 (Foto: Facebook)

Bendi shkupjan “Elita 5” tashmë është i njohur për projektet e veçanta dhe performancat e mahnitshme që kanë sjell ndër vite. /Telegrafi/