Ylli i “Game Of Thrones”, Kit Harington, e ka humbur kontrollin gjatë një daljeje në New York.
Aktori britanik ka pasur një zënkë verbale në një lokal nate dhe me ç’rast është nxjerrë jashtë.
Atij fillimisht i ishte thënë të largohej, mirëpo 31-vjeçari është kthyer sërish në lokal.
https://twitter.com/Brightly50/status/949710467496366080
Ndërsa më pas, sipas TMZ, ai është nxjerrë jashtë me forcë.
Aktori ka qenë shumë i dehur, prandaj është sjellë në mënyrë të pahijshme.
Në vitet e fundit, Harington e ka shijuar suksesin me rolin e tij në hit-serialin televiziv, “Game Of Thrones”.
Derisa episodet e reja do të transmetohen në vitin 2019, Kit së fundmi ka qenë i angazhuar në rolin e Robert Catesby në serialin e BBC, “Gunpowder”. /Telegrafi/