Telegrafi

Kit Harington: Kam qarë kur e kam lexuar skenarin e episodit të fundit të “Game of Thrones” (Foto/Video)

Seriali i popullarizuar, “Game of Thrones”, deri në vitin 2019 do të regjistrojë edhe sezonin e vet final, kur edhe do të përfundojë beteja emocionuese dhe e përgjakshme për fronin e Shtatë Mbretërive.

Ylli i këtij seriali, Kit Harington, i cili luan rolin e Jon Snow, ka thënë se episodi fundit e ka bërë të qajë.

Kit Harington në rolin e Jon Snow (Inverse)

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin The One ShowBBC, ai ka thënë se të gjithë aktorët e kanë lexuar skenarin e episodit të fundit.

Lexo po ashtu Si duken aktorët e “Game of Thrones” në jetën reale? (Foto)

“Në javën e kaluar e morëm vesh se çfarë do të ndodhë. Deri më tash nuk kam ditur asgjë. Kam qarë kur e kam lexuar skenarin e episodit të fundit. Pas nesh janë tetë vite punë e përbashkët dhe askush nuk është i lidhur për këtë seri më shumë se ne”, ka deklaruar Harington.

Pas një dekade në këtë serial, natyrisht se Harington ka pasur emocione (HBO)

Prezantuesi e ka pyetur aktorin nëse është emocionuar për faktin që po i afrohet fundi serialit apo për atë që do të sjellë episodi i fundit.

“Ky është një institucion, ku kam qëndruar më shumë se kudo tjetër. Do të jetë një vit i çuditshëm kur nuk do të xhirojmë më dhe kjo gjë do të na ndodhë të gjithë neve.

“Të gjithë do të kenë ndjenja të veçanta në skenat e fundit që do të xhirohen. Jo vetëm ne që jemi të lidhur për to, por edhe shumë njerëz anembanë botës”, ishte përgjigja e Harington.

Sidoqoftë, ai nuk ka treguar se çfarë ndodh në fund (CNN)

Edhe pse aktori nuk ka treguar shumë se çfarë ndodh në fund, nikoqiri i emisionit vazhdonte t’i bëjë presion për të nxjerrë më shumë informacion.

“Më kanë thënë se nuk guxoj të tregoj se po e xhirojmë vazhdimin dhe të mos fotografohem në Belfast. Nuk guxoj të them asgjë”, është shprehur ai në fund. /Telegrafi/