Telegrafi

Kishte zgjedhur personin e gabuar për ta plaçkitur, punonjësi anglez i pompës së derivateve i vihet pas hajnit të armatosur – e detyron të largohet duarthatë

Ky është momenti kur punonjësit të një pompe të derivateve nuk i trembet syri nga plaçkitësi i armatosur, që futet brenda dhe tenton t’ia merr paratë.

Tyrone Roach, 29-vjeç, është duke vuajtur dënimin me burgim për tentim vjedhje të armatosur në Newcastle të Anglisë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Roach futet në pompën e derivateve në korrik të vitit të kaluar, por kurrë nuk kishte besuar se punonjësi as që do të trembej.

Madje ai i vërsulet duke e ndjekur nga pas me një karrige të metaltë, që e përdorte si armë të ftohtë.

E hajnit çfarë i mbeti në ato momente ishte ta shpëtonte kokën, dhe të kthehej në shtëpi duarthatë.

Por, pa kaluar shumë kohë policia arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili këto ditë pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarit ku do t’i kumtohet verdikti. /Telegrafi/