Një burrë i cili kishte vjedhur një libër nga biblioteka e shtetit amerikan Montana në vitin 1982, raportohet se e ka kthyer pasi e kishte lexuar të paktën 25 herë, dhe e kishte restauruar e fituar nënshkrimin nga autori i librit.
Pasi e kishte kthyer librin ai kishte dhuruar një donacion prej 200 dollarë për bibliotekën në Great Falls në Montana, dhe kishte lënë një letër ku u kërkon zyrtarëve të bibliotekës që t’ia falin për veprimin që e kishte bërë shumë vite më parë, transmeton Telegrafi.
Ai ka shkruar në letër se e kishte vjedhur kopjen e librit të Richard Mateson nga viti 1975, “Bid Time Return”, dhe se ky fakt e ka munduar për një kohë të gjatë.
E përditshmja lokale “Great Falls Tribune”, shkruan se ky burrë e konsideron këtë roman si njërin nga romanët më të mirë fanta-shkencor që ndonjëherë është shkruar.
Mateson është i njohur për romanin e viti 1954, “I am Legend”, në bazë të cilit është xhiruar filmi me aktorin Will Smith në vitin 2007. /Telegrafi/