Telegrafi

Kishte thënë “kur ata duan t’ju vrasin, do t’ju vrasin” – qëllohet për vdekje kryetari i një bashkie të Mexico Cityt

Presidenti i Shoqatës së Kryetarëve të Komunave, Enrique Vargas, ka bërë të ditur se kryetari Francisco Tenorio Contreras i Valle de Chalco kishte vdekur nga plagët e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet më herët kishin thënë se Tenorio ishte qëlluar me armë, derisa po vizitonte një vendpunishte.

Ndërsa mediat meksikane kanë thënë se Kontreras u qëllua në kokë, pas së cilës u dërgua në një spital me helikopter, për trajtimin e lëndimeve të cilat nuk i ka përballuar.

Sipas Shoqatës së Kryetarëve të Komunave, katër kryetarë të bashkive ishin vrarë këtë vit deri më 30 shtator. Tetë u vranë vitin e kaluar.

Tenorio kishte folur publikisht në fillim të këtij viti në lidhje me marrjen e kërcënimeve, por në mars kishte thënë se ai nuk do të bënte një raport në lidhje me këtë.

“Kur ata duan t’ju vrasin, ata do t’ju vrasin”, citohet të ketë thënë ai.

Guvernatori Alfredo del Mazo dënoi sulmin dhe tha se autoritetet do t’i gjejnë ata që janë përgjegjës.

Valle de Chalco, një qytet me rreth 400,000 banorë, është në juglindje të Mexico City. /Telegrafi/