Site icon Telegrafi

Kishte shokuar opinionin kur deklaroi se si 13-vjeçar është bërë baba, më pas e kuptoi se foshnja nuk është e tij – sot ai bën jetë huligani

Një djalë 13-vjeç që pretendonte se ishte bërë babai më i ri në Britani të Madhe, dhe që pas shumë viteve ishte shndërruar në një huligan për pak i ka shpëtuar burgut.

Alfie Patten asokohe i kishte thënë të dashurës së tij Shantel Stedman e cila kishte sjellë në jetë foshnjën në moshën 15-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Megjithatë analizat e ADN-së kanë përcaktuar se babai i foshnjës në fakt ishte një djalë tjetër që ishte bashkëmoshatar i saj.

E Patten sot i ka 23 vjet dhe është paraqitur në bankën e të akuzuarve, pasi nën ndikim të alkoolit ka filluar të bëjë probleme dhe të thyej veturat e pronat private.

Gjithashtu është bërë e ditur se ai është i varur nga alkooli, jeton me të ëmën dhe ka një listë të gjatë të veprave penale.

E Hana Hurley ka deklaruar në sallën e gjyqit se Paten nën ndikimin e alkoolit ia kishte dëmtuar furgonin dhe kishte shkatërruar disa prona private.

Megjithatë në fund ai është liruar me kusht me pretendimin se ka probleme me alkoolin. /Telegrafi/

Exit mobile version