Site icon Telegrafi

Kishte shkuar për të bërë “surf” pavarësisht se ishte e infektuar me coronavirus, spanjollja arrestohet nga policia e veshur me rroba mbrojtëse

Një grua është arrestuar në një plazh në Spanjë, pasi kishte shkuar për të bërë “surf” pavarësisht faktit se ishte ende e infektuar me COVID-19.

Policia e prangosi atë në plazhin La Zurriola në veri të qytetit San Sebastian, transmeton Telegrafi.

Ajo është mbajtur nën dyshimin për mosbindje, duke injoruar zyrtarët policorë që e urdhëruan të dalë nga uji për disa minuta, ku më pas përfundoi në pranga.

Mediat lokale raportojnë se gruaja e paemëruar e cila punon si shpëtimtare në plazhin La Concha, ishte raportuar në polici nga një kolege që u telefonoi menjëherë kur e pa në ujë.

Fotografitë e publikuara nga mediat lokale, shfaqin dy persona të veshur me rroba mbrojtëse duke e shoqëruar gruan që ishte e veshur me rroba banjo, por që mbante maskë në gojë. /Telegrafi/

Exit mobile version