Telegrafi

Kishte refuzuar të vaksinohej gjatë shtatzënisë – britanikja vdes pas lindjes së foshnjës shkaku i COVID-19

Burri i një gruaje që vdiq shkaku i COVID-19 menjëherë pas lindjes ka folur për dhimbjen e humbjes së saj.

Samantha Willis, 35 vjeç, e cila nuk ishte vaksinuar për COVID-19, vdiq pasi kaloi 16 ditë në spital.

Nëna e katër fëmijëve nga Londonderry u varros të hënën pas një shërbimi në të cilin u pagëzua vajza e saj e porsalindur, raporton bbc.

“Ne gjithmonë mendonim se do të kalonin së bashku 40 ose më shumë vjet”, tha burri i saj, Josh Willis.

Willis nuk ishte vaksinuar për Covid -19 kur ajo vdiq – burri i saj tha se dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin për vaksinimin pas vdekjes së gruas së tij.

“Unë thjesht dua ta tregoj historinë e saj atje … Unë mendoj se nëse ajo mund të ndihmojë një person, një familje, ajo do të ishte e lumtur”, tha ai.

Willis tha se ai dhe gruaja e tij kishin marrë masa paraprake për coronavirusin duke përdorur pajisje mbrojtëse personale dhe duke shmangur baret dhe restorantet.

Të dy rezultuan pozitivë për virusin në të njëjtën ditë dhe në ditët në vijim gjendja e Samanthas u përkeqësua para se Willis ta dërgonte në Spitalin e Zonës Altnagelvin në Derry. /Telegrafi/