Telegrafi

Kishte qëndruar i mbyllur për pesë vite, zjarrfikësit përdorin vinçin për ta nxjerrë burrin 320 kilogramësh nga apartamenti i tij në Britani

Njeriu më i trashë në Britani të Madhe i cili peshon hiq më pak se 320 kilogramë, është detyruar t’i telefonojë shërbimeve emergjente për ta nxjerrë nga apartamenti.

Ky burrë që për pesë vite qëndroi i “ngujuar” në shtëpi, është nxjerrë me vinç nga 30 zjarrfikës që përdoren edhe pajisje tjera speciale për ta larguar nga dritarja e apartamentit, transmeton Telegrafi.

Jason Holton, 30-vjeç nga Camberley, i kishte kaluar ditët duke konsumuar pa kontroll, mish, çokollata, lëngje freskuese dhe patatina.

Megjithatë në një moment ai arriti peshën që ishte e “papranueshme” për këmbët e tij, që nuk kishin kapacitet ta mbajnë dhe kështu u detyrua të qëndrojë i shtrirë.

E operacioni për nxjerrjen nga apartamenti me dy dhoma zgjati shtatë orë, ku më pas është dërguar në spital për tretman pasi vuante edhe nga depresioni që ishte mbyllur në apartament.

“Ishte e mrekullueshme sepse për herë të parë pas gjashtë viteve shijova ajrin e pastër”, ka deklaruar ai për The Sun nga shtrati i spitalit. /Telegrafi/