Tyson Fury ka thënë se ai kishte planifikuar që të takonte Papën dhe Donald Trumpin në këtë vit – mirëpo planet e tij u shkatërruar nga coronavirusi.
Nokauti ndaj Deontay Wilderit, kishte bërë që Gypsy King të fitonte titullin WBC në peshat e rënda në boks.
Kjo fitore ka bërë që Tyson Fury të kërkojë duelin tani me Anthony Joshuan për titullin e kampionit të unifikuar që mund të zhvillohet në vitin 2021.
“Do të duhej të drekoja me Donald Trumpin, por planet u anuluan për shkak të COVID-19”, ka thënë boksieri britanik.
“Unë do të takoja edhe Papën, mirëpo edhe ky takim u shty për shkak të kësaj situate, është një ndjenjë e çmendur”.
“Kjo situatë na ka penalizuar shumë, pasi do të mund të mësoja shumë nga ky nivel i personave dhe do të isha i nderuar”, ka shtuar më tej Fury.
Gypsy King po e kërkon përballjen me Joshuan, mirëpo duket se nuk do të mund t’i ikën trilogjisë me Wilderin. /Telegrafi/