Policia e Kosovës njoftoi se gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar, ndërsa në automjet kishte të ngarkuar pjesë për automjete në vlerë 21,000 euro për të cilat i është shmangur obligimeve doganore.
Rasti ka ndodhur në rrugën Pejë-Vitomiricë më 11.02.2022, në orën 12:20.
“Gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar, në automjet kishte të ngarkuar pjesë për automjete në vlerë 21000€ për të cilat i është shmangur obligimeve doganore”, thuhet në raportin policor.
Me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse të ATK-së. /Telegrafi/