Mbrojtësit e rendit në Queensland të Australisë, kanë postuar fotografinë ku shihen disa barishte, brenda së cilave ndodhet edhe një gjarpër helmues.
Kopshtari nuk e kishte dijeninë çfarë po ndodhte, derisa ka parë në moment të fundit se pranë rezervave të ujit, ndodhet edhe një reptil i rrezikshëm, transmeton Telegrafi.
“Sikur të sulmonte, pasojat për njeriun do ishin fatale. Megjithatë, u evitua kafshimi”, thuhet në përshkrimin e imazhit.
Rasti është shpërndarë në internet, për të rritur kujdesin nga këtyre gjarpërinjve që kanë aftësi të mëdha për kamuflim. /Telegrafi/