Portieri brazilian Ederson nuk do të largohet nga Manchester City përkundër raportimeve të shumta gjatë verës.
Braziliani tani më në fund e ka konfirmuar këtë pasi një transferim në Arabinë Saudite dështoi.
30-vjeçari ka folur pas City triumfoi në Superkupën e Anglisë ndaj Manchester United në finale.
“Vendimi është marrë. Unë do të qëndroj në Manchester City këtë sezon”, ka deklaruar fillimisht portieri brazilian.
“Kam folur me Pep dhe kjo ishte vendimtare. Jam i lumtur që qëndroj dhe jam plotësisht i fokusuar në fitimin e më shumë trofeve këtu”, deklaroi portieri brazilian.
Kontrata e Edersonit me Cityn është deri në verën e vitit 2026, derisa ai kishte oferta prej 20 milionë eurove në sezon nga klubet arabe.
Al-Nassr ishte skuadra më e interesuar, megjithatë braziliani ka vendosur të qëndroj edhe për një vit së paku te City. /Telegrafi/