Telegrafi

Kishte nxjerrë mbesën 10-muajshe për shëtitje, burri nga Kalifornia sulmohet brutalisht – nga goditja rrëzohet së bashku me karrocën ku gjendej mbesa

Një burrë i cili kishte nxjerrë për shëtitje me karrocë mbesën e tij 10-muajshe në Calabasas të Kalifornisë, është sulmuar brutalisht nga një person i cili pa e provokuar fare i afrohet dhe e godet me tërë forcën me grusht në fytyrë, goditje kjo që e rrëzoi në tokë dhe e rrokullisi edhe karrocën në të cilën gjendej mbesa e tij.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin në rrugën Lost Spring, ku shihet banori i kësaj lagje që jetojnë edhe shumë fytyra publike në SHBA, nxjerr për shëtitje mbesë, transmeton Telegrafi.

Në momentin që po kalonte, atij i afrohet nga pas një burrë i cili pa kurrfarë paralajmërimi e godet në kokë dhe rrëzohet menjëherë.

Në anën tjetër, sulmuesi kthehet në veturë sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe vazhdon rrugëtimin e tij.

E viktimës i nevojiten disa sekonda që ta rimarr veten, dhe të ngritet në këmbë dhe të sheh nëse i është lënduar mbesa nga rrokullisja e karrocës.

Fqinjët e kanë përshkruar burrin si njeri shumë të dashur, të qetë dhe i afërt me të gjithë. E për incidentin policia amerikane në Kaliforni ka njoftuar se po heton rastin. /Telegrafi/