Telegrafi

Kishte ndalë veturën në mes të autostradës, kamioni gjigant për pak sa nuk e godet shoferin rus – i shpëton vdekjes “për një fije floku”

Ky është momenti rrëqethës kur një shofer arrin që për një “fije floku” t’i shpëtojë përplasjes së drejtpërdrejtë nga një kamion, që e godet veturën e tij që e kishte ndalur në mes të rrugës.

Kamera e vendosur brenda një veturë ka kapur momentin, kur kamioni gjigant lëvizte me shpejtësi të madhe në një autostradë në afërsi të qytetit rus Shën Petersburg, ku ishte ndalur një veturë dhe shoferi i saj po qëndronte në rrugë, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar më 1 tetor, ku shihet se si kamioni e godet veturën e ndalur, e shoferi i saj që ishte jashtë arrin që për një “fije floku” t’i shpëtojë përplasjes.

Pavarësisht se shoferi i kamionit frenon shumë metra para përplasjes, fuqia e madhe bën që veturën e ndalur në rrugë ta shkatërrojë plotësisht. /Telegrafi/