Bukuroshja kosovare Agnesa Vuthaj është pa diskutim njëra ndër blogeret më të suksesshme shqiptare.
Ajo e ka nisur karrierën shumë e re, ndërsa ka fituar shumë tituj të “miss”-eve ndër vite.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në një nga kronikat e përjavshme të emisionit “Prive”, për të rrëfyer 10 nga gjërat që nuk i kemi ditur për karrierën e saj.
Ajo tregoi se ka 12 nipa e mbesa, dhe se është fëmija më i vogël në familje.
Agnesa ka qenë shumë e suksesshme në shkollë, dhe në klasë të gjashtë kishte arritur të fitonte vendin e parë në garat regjionale të matematikës.
Një fakt tjetër interesant të cilin ajo e shtjelloi për publikun ishte momenti kur ishte shpallur “Miss Shqipëria”, nga ku kishte përfunduar me një kurorë të vogël në kokë, dhe jo me atë që duhej.
Kjo kishte ndodhur për shkak se bartësja pasardhëse e kurorës nuk e kishte gjetur kurorën që duhej të dorëzonte, dhe si pasojë i kishte dhënë Vuthajt një kurorë të vogël që ajo mbante në kokë.
Agnesa gjithashtu tregoi se di të flasë shumë mirë dhe të shkruajë gjermanisht, kjo pasi kishte qenë refugjate në shtetin gjerman gjatë kohës së luftës.
Shumë fakte tjera dhe interesante rreth bukuroshes shqiptare mund t’i ndiqni në rrëfimin e saj përgjatë emisionit “Prive”. /Telegrafi/