Bashkëthemeluesi i Wikileaks, Julian Assange, i cili sot u arrestua në ambasadën e Ekuadorit në Londër, pas gjashtë viteve qëndrim brenda kishte ndryshuar shumë sa i përket dukjes e në veçanti frizurës.
Gjatë kohës sa po qëndronte në ambasadë me statusin e refugjatit, Assange dukej shumë i ri, por sot kur edhe është filmuar nga kameramanët dukej plotësisht ndryshe – më i “vjetër” e me mjekër, transmeton Telegrafi.
Dhe është interesant se si gjatë kohës kur po arrestohej nga policia metropolitane, Assange mbante në dorë librin e shkrimtarit të ndjerë amerikan Gor Vidal që flet për historinë e sigurisë kombëtare.
Ndërkaq, autoritetet e sigurisë së Britanisë së Madhe ishin futur në ambasadë për ta arrestuar pasi i ishte revokuar kërkesa për azil nga qeveria e Ekuadorit, dhe i shoqëruar nga shtatë policë me rroba civile Assange u pa duke hyrë në një furgon të policisë. /Telegrafi/