Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në Uglarë të Graçanicës e cila ishte futur ilegalisht në Kosovë.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se në veturë ishte një shtetas serb, kurse vetura ishte duke u drejtuar nga një kosovar, transmeton Telegrafi.
“Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, veturë në të cilën ka qenë edhe një pasagjer i dyshuar mashkull shtetas i Serbisë. Dyshohet se vetura është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare”, njofton Policia.
Policia bën të ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti i lartcekur dhe të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/