Policia e Fierit ka vënë në pranga një person pasi është kapur me 15 doza kokainë. Kështu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit , L.Ç, 37 vjeç, banues në Fier.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur detajet e operacioni policor antidrogë i koduar “Kristali”.
“Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.Ç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 15 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit , L.Ç, 37 vjeç, banues në Fier”, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.
Siaps tyre, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. /Telegrafi/