Telegrafi

Kishte falsifikuar leje qëndrimin e Belgjikës, arrestohet i dyshuari në kufi

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, ka arrestuar një person.

I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka falsifikuar leje qëndrimin e Belgjikës.

Dokumenti është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/