Telegrafi

Kishte duelin e karrierës me Joshuan, tani zbulohet se Shoqata e Anti-Dpoingut kishte gabuar me Dillian Whyte

Dillian Whyte është rikthyer sërish në boks pasi një hetim zbuloi se testi i tij pozitiv i dopingut ishte shkaktuar nga një suplement i kontaminuar.

Whyte ishte planifikuar të përballej me Anthony Joshua gushtin e kaluar, por lufta u ndërpre pasi 35-vjeçari ktheu “gjetjet analitike negative” në një test të Shoqatës Vullnetare Anti-Doping.

Boksieri, i cili stërvitet në Shtetet e Bashkuara me Buddy McGirt dhe është i licencuar nga Departamenti i Licencimit dhe Rregullimit të Teksasit, u zbulua se ishte viktima e pafajshme e kontaminimit nga një shtesë ushqimore.

Lexo po ashtu Whyte dështoi në testin e dopingut: Kush mund të jetë kundërshtari i mundshëm i Anthony Joshuas

Sky Sports, i cili ka akses ekskluzivisht në dokumentet e përdorura në hetim raporton dokumentacionin duke thënë: “Pikëpamja e ekspertit është se z. Whyte ishte viktimë e një suplementi të kontaminuar që nuk zbuloi (shkaktarin) midis përbërësve të tij dhe ai nuk e ka gëlltitur (shkaktarin) qëllimisht”.

Duke folur për Sky Sport, Whyte tha: “Ishte vërtet e vështirë, sepse e dija që isha i pafajshëm, por atëherë nuk mund të flasësh, nuk mund të thuash asgjë”.

Pasi testi pozitiv çoi në dështimin e meçit të Whyte me AJ, boksieri finlandez Robert Helenius ndërhyri për ta zëvendësuar atë.

Joshua e mposhti me lehtësi Helenius, duke e eliminuar atë në raundin e shtatë. /Telegrafi/