Një burrë ka humbur vetëdijen derisa po bisedonte me princin e Wales jashtë qendrës Asda.
Burri i paidentifikuar që punon në zinxhirin e marketeve në Britani të Madhe, kishte dalë për të përshëndetur princin Charles, 71-vjeç, në qendrën e distribuimin Asda në Bristol, kur filloi të humb baraspeshimin dhe në një moment rrëzohet në tokë pa vetëdije, transmeton Telegrafi.
Atij menjëherë i dolën në ndihmë kolegët që vrapuan për ta kapur dhe dërguar me urgjencë në spital për tretman.
Princi i Wales po vizitonte këtë qendër për të falënderues stafin që kanë punuar gjatë kohës së pandemisë së coronavirusit.
Megjithatë në ato momente ndodhi edhe një moment i pakëndshëm – u rrëzua burri që doli për ta përshëndetur. /Telegrafi/