Site icon Telegrafi

Kishte dalë me kajak dhe shijonte peizazhin, i riu nga Zelanda e Re ishte dëshmitar kur peshkaqeni sulmoi fokën para syve të tij

Një video amatore ka filmuar momentin kur peshkaqeni ndjekë fokën, dhe për pak sa nuk e rrokullis të riun që kishte dal me kajak.

Greg Potter po qëndronte në kajak dhe po shijonte peizazhin nga distanca, kur pa peshkaqenin e madh të bardhë duke tentuar të kap fokën në Zelandën e Re, transmeton Telegrafi.

E derisa peshkaqeni po tentonte të kapte fokën, “spektakli po i afrohej paksa shumë”, dhe për pak sa nuk e pësoi edhe vet autori i videos që ishte në kajak.

Madje peshkaqeni goditi dy herë kajakun e Gregut dhe pothuajse e rrokullisi. Greg fillimisht kishte menduar se bëhet fjalë për peshkun ton, po më vonë e kuptoi se ishte peshkaqen.

Duke parë se po i rrezikohej jeta, Gregu vendosi të rrit shpejtësinë dhe të largohet – kurse për fatin e fokës nuk dihet asgjë. /Telegrafi/

Exit mobile version