Site icon Telegrafi

Kishin vjedhur drunjë në bjeshkët e Jezercit, policia arreston dy persona

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportin ilegal të drunjëve .

“Në kuadër të këtij aksioni policia, sot në mëngjes, në fshatin Jezerc të Ferizajt, ka hasur në dy persona të dyshuar: A.I (M/SH/K) 33 vjeçar dhe H.G (M/SH/K) 34 vjeçar, të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Jezercit. Ata po i transportonin drunjtë me një traktor me rimorkio dhe një automjet ( pikap)”, thuhet në njoftimin për media.

Të njëjtit, policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të PTH-Ferizaj, janë dërguar në mbajtje për 48 orë .

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version