Site icon Telegrafi

Kishin vjedhur 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar e më pas janë liruar dy të dyshuar për vjedhjen e 300 eurove nga arka e ndihmave të xhamisë.

Rasti ka ndodhur më 10 shtator në fshatin Petrovc, Kamenicë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të mitur, pasi që ditë më parë kishin vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version