Site icon Telegrafi

Kishin shkuar në muaj të mjaltit, gruaja lë burrin, kthehet e vetme në Britani

Një grua e re britanike u kthye në Britani të Madhe e vetme, pasi u arratis nga një martesë e detyruar.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ajo u kthye në aeroportin Heathrow e vetme, pasi iku nga burri i saj, gjatë muajit të mjaltit.

Ndërsa kur burri i saj u kthye, ai u kap në aeroport, por aktualisht nuk është e qartë nëse ka filluar ndonjë hetim rreth ngjarjes.

Autoritetet kanë thënë se bëhet fjalë për një rast në Heathrow të një vajze që kishte një martesë të detyruar, e cila shkoi në muajin e mjaltit por se arriti të ikte nga atje.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur se në cilin vend ishin duke kaluar muajin e mjaltit çifti. /Telegrafi/

Exit mobile version