Ata improvizuan edhe skena me Will Smith, derisa voziteshin me makinën me rrymë që arrin 750 kuaj fuqi
Will Smith e ka futur nëpër hapësirat më të pazakonshme Porsche 911, si pjesë e Bad Boys For Life, që është pjesa e tretë e filmit Bad Boys, transmeton Telegrafi.
Tani që është realizuar filmi i ri, Porsche ia ka dhënë një makinë aktorit, që t’i pret ushëtarët që kanë rëzërvuar për shërbimin e udhëtimit të përbashkët Lyft, në Miami të Floridës së Shteteve të Bashkuara.
Kur udhëtarët e shihnin Porsche Taycan Turbo S, mbetnin të bëfasuar, ndërsa ky ishte vetëm fillimi, pasi Smith iu kërkonte që ata të improvizojnë skena, sikur të jenë duke realizuar pjesë nga filmi aksion.
Manovrat e ndryshme nuk kanë munguar, me këtë makinë që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 2.6 sekonda.
Në fund, të gjithë pjesëmarrësit janë shpërblyer me nga një vit falas, të shërbimit Lynf, që të ndajnë udhëtimin bashkë me udhëtarët tjerë. /Telegrafi/