Pas dyshimit se kanë qenë në kontakt me personin e infektuar me COVID-19, stafi mjekësor prej 10 personash i QKMF në Podujevë, sot kanë bërë testimin në IKSHPK dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.
Bedrie Rama, epidemiologe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, i ka thënë Telegrafit, se pas dyshimit se një pjesë e stafit mjekësor i kanë pasur kontakt me pacient të diagnostikuar me COVID-pozitiv, 10 punëtorë shëndetësorë të QKMF, kanë kryer testet në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK.
“Mund të konfirmoj me kënaqësi se i gjithë stafi mjekësor, prej 10 personash, mjekë dhe infermierë, kanë rezultuar negativ në testim në virusin SARS-CoV”, ka thënë epidemiologia Rama.
Ndryshe, në Komunën e Podujevës deri tash janë regjistruar katër raste të personave (përfshirë rastin e sotëm) të infektuar me COVID-19.
Një person 82-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër (i biri i viktimës) tashmë është shëruar nga ky virus./Telegrafi/