Telegrafi

Kishin dalë për të siguruar perimetrin pas një aksidenti, polici dhe ushtarët amerikanë për pak sa nuk e pësuan nga një kamion

Një polic i Teksasi dhe dy ushtarë amerikanë e kanë mashtruar vdekjen, kur një kamion me 18 rrota për pak sa nuk i shtypi në autostradën I-35, raporton CNN.

Kamioni i gjatë kishte kaluar dy korsitë e anës së kundërt, para se të ndalej ku po qëndronin polici dhe ushtarët, transmeton Telegrafi.

Ata kishin dalë në vendin e ngjarjes për të siguruar perimetrin si rezultat i një aksidenti të mëparshëm që kishte ndodhur, pak momente më herët me një kamion gjigant. Aksidenti i parë ishte zhvilluar në ora 13:56, derisa i dyti në 14:45.

“Jemi falënderues që askush nuk është lënduar rëndë në asnjërin aksident në këtë rrugë. Shfrytëzojmë rastin t’i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të ulin shpejtësinë kur kushtet klimatike nuk janë edhe aq të favorshme për shoferët, në veçanti kur ka të reshura të shiut dhe borës”, kanë porositur autoritetet e këtij vendi. /Telegrafi/